“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet” – Vëllai i Jakup Krasniqit, përkundër se në moshë të shtyrë, i bashkohet protestës

Sot është duke u zhvilluar protesta në Prishtinë, e thirrur nga OVL-UÇK, kundër vendimit të Gjykatës Speciale, për dënimin e katërshes së UÇK-së me 81 vjet burgim. Pjesë e protestës është njëri nga vëllezërit e Jakup Krasniqit, i cili përkundër që është në moshë të shtyrë e në dhimbje, ka vendosur të jetë prezent, transmeton…

Lajme

18/09/2026 12:10

Sot është duke u zhvilluar protesta në Prishtinë, e thirrur nga OVL-UÇK, kundër vendimit të Gjykatës Speciale, për dënimin e katërshes së UÇK-së me 81 vjet burgim.

Pjesë e protestës është njëri nga vëllezërit e Jakup Krasniqit, i cili përkundër që është në moshë të shtyrë e në dhimbje, ka vendosur të jetë prezent, transmeton lajmi.net.

Në një prononcim për lajmi.net, ai ka tregua se dje ka folur me Jakup Krasniqin.

“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet- kjo është përkrahje e madhe për ta…”, tha ndër të tjera ai.

Më poshtë e keni intervistën e plotë:


Jakup Krasniqi u dënua nga Gjykata Speciale me 25 vjet burg. Mbrojtja ka thënë se ky vendim është i papranueshëm dhe se çështja do të shkoj në Gjykatë të Apelit./lajmi.net/