Deliu për Gërvallën: Krerët e UÇK-së i godite me akuza më monstruoze, pas dënimit mbete pa zë – Heshtja nuk të fshehu, të demaskoi

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë, ka thënë se Kosova u trondit por ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla ka heshtur. Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se Gërvalla për vite me radhë nuk është ndalur së foluri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe…

Lajme

17/09/2026 11:39

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë, ka thënë se Kosova u trondit por ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla ka heshtur.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se Gërvalla për vite me radhë nuk është ndalur së foluri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

“I godite me akuzat më monstruoze, i sulmove me gjuhën më të ulët dhe rreth vetes mblodhe njerëz që mendojnë si ti e që sot mezi po e fshehin gëzimin për dënimin e tyre. E tani, çuditërisht, nuk e paske asnjë fjalë! Ti që nuk lë vendim të drejtësisë pa komentuar. Ti që nuk lë kundërshtar politik pa sharë e fyer. Ti që për UÇK-në ke pasur gjithmonë akuza”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka thënë se tani kur udhëheqësit e UÇK-së morën dënime drakonike, Gërvalla mbeti pa zë ndërkaq sipas saj  për t’i akuzuar i ka mjaftuar zëri ndërsa për ta kundërshtuar padrejtësinë nuk i ka mjaftuar as posti.

“Donikë, dil para qytetarëve dhe përgjigju: a të shqetëson ky aktgjykim, apo heshtja jote është miratimi që nuk guxon ta shqiptosh publikisht? Ti përfaqëson drejtësinë e Republikës së Kosovës, Republikës së lindur nga lufta e UÇK-së. Kosovës nuk i ke borxh heshtje. I ke borxh përgjigje! Heshtja nuk të mbrojti. Nuk të fshehu. Të demaskoi”, ka shkruar Deliu për Gërvallën. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: