Çitaku: UÇK-ja dje u shpall ndërmarrje e përbashkët kriminale, nuk kemi luks të rrimë e të presim – Duhet të reagojmë shpejtë ta mbrojmë historinë
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar në lidhje me verdiktin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ajo ka kritikuar deklaratën e disa personave që kanë thënë se vendimi nuk e ndryshon historinë e Kosovës, e për këtë ka thënë se flasim pas tre apo katër vitesh sa mund të ndryshojë, nëse…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar në lidhje me verdiktin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo ka kritikuar deklaratën e disa personave që kanë thënë se vendimi nuk e ndryshon historinë e Kosovës, e për këtë ka thënë se flasim pas tre apo katër vitesh sa mund të ndryshojë, nëse sot nuk veprojmë shpejt.
“Edhe një herë, ta kemi krejt të qartë: dje UÇK-ja u shpall ndërmarrje e përbashkët kriminale, në emër të popullit. Kaq e thjeshtë dhe kaq e rëndë është. Nuk ka akuza individuale për veprimet konkrete të secilit prej tyre. Verdikti është ndërtuar mbi një narrativë kolektive, e cila e kriminalizon vetë luftën. Një vendim që, në bindjen time, duket sikur ishte shkruar para se gjykimi të përfundonte. Një vendim që e ka shpërfillur pothuajse në tërësi punën e mbrojtjes. Ka shpërfillur dëshmitë e Wesley Clark, James Rubin dhe dëshmitarëve të tjerë të mbrojtjes”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka thënë se verdikti i djeshëm ishte drakonik dhe shkoi edhe përtej asaj që kishte pritur Prokuroria.
“Prandaj tani nuk kemi luksin të rrimë e të presim që koha t’i rregullojë gjërat vetë. Është detyra jonë, si shtet dhe si institucione, të reagojmë shpejt, seriozisht dhe institucionalisht. Sepse historia nuk mbrohet vetëm duke thënë se nuk mund të ndryshohet. Historia mbrohet duke vepruar kur dikush përpiqet ta rishkruajë. Nuk ka kohë për dorëzim”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: