Vendimi i Hagës, Milo: Goditje ndaj themeleve të shtetësisë së Kosovës
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar vendimin si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj themeleve të shtetësisë së Kosovës. Ai në News24, tha se procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së nuk duhet parë vetëm si një çështje juridike,…
Lajme
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar vendimin si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj themeleve të shtetësisë së Kosovës.
Ai në News24, tha se procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së nuk duhet parë vetëm si një çështje juridike, por edhe në kontekstin e zhvillimeve dhe interesave gjeopolitike në rajon.
Sipas ish-diplomatit shqiptar, vendimi mund të ketë pasoja të gjera për Kosovën dhe rajonin, ndërsa ai argumentoi se po tentohet të zhbëhet një ushtri çlirimtare që solli lirinë e një populli të tërë.
“Ky vendim do të ketë ndikim të madh jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon, nuk kemi të bëjmë vetëm me disa persona, por me një institucion historik që ka prodhuar një pavarësi të një vendi që është sovran dhe që vihet në dyshim”, deklaroi ai.
Deklaratat e Milos vijnë pas aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit në Hagë ndaj të cilëve u shqiptua dënimi prej 81 vjetësh.