“Me kokën lart, babë” – Djali i Jakup Krasniqit emocionon me mesazhin, një ditë pas verdiktit të Speciales në Hagë
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka shkruar një ditë pasi Gjykata Speciale në Hagë i ka shqiptuar dënimin me 25 vite burgim babait të tij. Ai shkrimin e ka nisur duke e cituar të atin, derisa në një nga seancat e Speciales thoshte se “njeriu është më i fortë se guri dhe atë çka…
Lajme
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit ka shkruar një ditë pasi Gjykata Speciale në Hagë i ka shqiptuar dënimin me 25 vite burgim babait të tij.
Ai shkrimin e ka nisur duke e cituar të atin, derisa në një nga seancat e Speciales thoshte se “njeriu është më i fortë se guri dhe atë çka s’mund ta mbajë guri, e mban njeriu”.
“Sa e vërtetë paska qenë kjo fjalë, babë. Jeta ka qenë e padrejtë me ty, por ti prapë qëndrove me kokën lart. Gjashtë vjet pritje, gjashtë vjet dhimbje, e asnjëherë nuk ta pamë kokën të ulur. Pas këtij aktgjykimi, nuk u theve ti. U thye diçka brenda nesh. U thye besimi ynë në drejtësi”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka thënë se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë ashtu siç i ka mësuar vetë Jakup Krasniqi.
“Me dhimbje në zemër, por me kokën lart. Me kokën lart, babë. Gjithmonë”, ka shkruar Altin Krasniqi në Facebook.
Përveç Jakup Krasniqit, dje me 25 vite është dënuar edhe Hashim Thaçi, me 18 vite është dënuar Kadri Veseli dhe me 13 vite Rexhep Selimi. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: