Pas seancës në Hagë, djali i Thaçit dhe Veselit u pritën nga numër i madh i qytetarëve në aeroportin e Prishtinës – Ja çka deklaruan
Djali i Hashim Thaçit, Endriti, bashkë me atë të Kadri Veselit, Klestorin, mbrëmë u kthyen në shtëpi, pas verdiktit skandaloz që shqiptoi Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ndonëse arritën vonë në aeroportin e Prishtinës, për Endritin dhe Klestorin ishte organizuar pritje nga mbështetës të shumtë, që brohoritnin “UÇK”. Me të dalë nga terminali, Klestori kërkoi…
Lajme
Djali i Hashim Thaçit, Endriti, bashkë me atë të Kadri Veselit, Klestorin, mbrëmë u kthyen në shtëpi, pas verdiktit skandaloz që shqiptoi Haga ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ndërkaq, djali i Thaçit, Endriti, tha se gjykata e Hagës është kriminale.
“Gjykatë kriminale, por besojmë do të kthehen të pafajshëm pas Apelit”, deklaroi ai.
Kujtojmë se Gjykata Speciale dënoi dje me nga 25 vjet burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, 18 vjet burg Kadri Veselin, dhe 13 vjet burg Rexhep Selimin.