Rita Ora reagon pas vendimit në Hagë, publikon emblemën e UÇK-së
Rita Ora, ka reaguar publikisht në rrjetet e saj sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Përmes një postimi në Instagram Story, artistja ndau një imazh simbolik me emblemën e UÇK-së dhe mbishkrimin: “Fighting for the Kosovo, we call home today” (Duke luftuar për Kosovën që…
ShowBiz
Rita Ora, ka reaguar publikisht në rrjetet e saj sociale pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Përmes një postimi në Instagram Story, artistja ndau një imazh simbolik me emblemën e UÇK-së dhe mbishkrimin: “Fighting for the Kosovo, we call home today” (Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi). Me këtë postim, ajo shprehu mbështetjen e saj për trashëgiminë e luftës çlirimtare dhe sakrificën për lirinë e vendit.

Në një tjetër postim, Rita publikoi edhe një fotografi të sajën duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar. Ky veprim rithekson krenarinë e saj për rrënjët shqiptare dhe lidhjen e fortë me historinë e Kosovës, në një ditë me peshë të madhe emocionale.
Reagimi i saj vjen pas shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ku trupi gjykues dënoi Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin me nga 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.
