Luis de la Fuente drejt rinovimit me Kombëtaren e Spanjës
Luis de la Fuente pritet të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares së Spanjës, me federatën që po finalizon marrëveshjen për një kontratë të re deri në korrik të vitit 2030. Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan, ka konfirmuar se palët janë pranë një marrëveshjeje të re, shkruan Indeksonline “Ne kemi trajnerin më…
Sport
Luis de la Fuente pritet të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares së Spanjës, me federatën që po finalizon marrëveshjen për një kontratë të re deri në korrik të vitit 2030.
Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan, ka konfirmuar se palët janë pranë një marrëveshjeje të re, shkruan Indeksonline
“Ne kemi trajnerin më të mirë në historinë tonë. Rezultatet e garantojnë këtë. Po finalizojmë marrëveshjen që ai të qëndrojë me ne edhe për disa vite”, deklaroi Louzan.
De la Fuente ka fituar besimin e federatës falë rezultateve të arritura me Spanjën dhe pritet të vazhdojë projektin e tij në krye të “La Roja”-s edhe për vitet e ardhshme.