Altin Krasniqi takohet me Jakup Krasniqin pas vendimit të Speciales: Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar pas vendimit të Speciales, ku dënoi katërshen e UÇK-së me 81 vjet burgim. Krasniqi shkroi se sapo përfundoi vizitën tek babai i tij dhe se ai i ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen e dhënë, transmeton lajmi.net. “Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e…
Lajme
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka reaguar pas vendimit të Speciales, ku dënoi katërshen e UÇK-së me 81 vjet burgim.
Krasniqi shkroi se sapo përfundoi vizitën tek babai i tij dhe se ai i ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen e dhënë, transmeton lajmi.net.
“Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë.”, shkroi ndër të tjera Krasniqi në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Sapo përfundova vizitën me babin.
Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17.02.2008.
Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.
UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë./lajmi.net/