Protesta eskalon në Prishtinë, thyhen xhamat e objektit të EULEX-it
Protesta në Prishtinë ka eskaluar, ku protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të objektit të EULEX-it. Si pasojë, janë thyer disa xhama të objektit, ndërsa është dëmtuar edhe kordoni policor. Në vendin e ngjarjes raportohet se janë hedhur gurë edhe në drejtim të kamerave, ndërsa situata është tensionuar mes protestuesve dhe policisë. /Lajmi.net/