Eman Rrahmani: Ta zhbëjmë Gjykatën – ndaj atyre që na sollën lirinë, kemi obligim të angazhohemi për lirinë e tyre

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka dal me reagim pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e katërshes së UÇK-së. Rrahmani në postimin e tij ka bërë thirrje që të zhbëhet Gjykata Speciale, transmeton lajmi.net. “Padrejtësitë e vazhdueshme ndaj popullit shqiptar tregojnë se, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar. Ndaj atyre që…

Lajme

16/09/2026 14:01

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka dal me reagim pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e katërshes së UÇK-së.

Rrahmani në postimin e tij ka bërë thirrje që të zhbëhet Gjykata Speciale, transmeton lajmi.net.

“Padrejtësitë e vazhdueshme ndaj popullit shqiptar tregojnë se, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar. Ndaj atyre që na sollën lirinë, kemi obligim të angazhohemi për lirinë e tyre.”, shkroi ndër të tjera Rrahmani.

Postimi i plotë:

TA ZHBËJMË GJYKATËN!
Padrejtësitë e vazhdueshme ndaj popullit shqiptar tregojnë se, më shumë se kurrë, duhet të jemi të bashkuar.
Ndaj atyre që na sollën lirinë, kemi obligim të angazhohemi për lirinë e tyre.
Andaj, si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, jam i gatshëm të mbështes çdo iniciativë institucionale dhe kushtetuese për zhbërjen e kësaj gjykate, të pa padrejtë dhe të ndikuar nga Serbia.
Ky mekanizëm është krijuar me vendim të Kuvendit të Kosovës dhe përgjegjësia institucionale na takon neve si deputet ta zhbëjm atë. Na takon të mobilizohemi dhe të angazhohemi, brenda rendit kushtetues, për zhbërjen e saj./lajmi.net/