Eskalon situata në Hagë, shqiptarët përplasen me Policinë
Ka eskaluar situata në Hagë pas vendimit të Gjykatës Speciale. Shqiptarët që ishin në Hagë duke e përcjellur vendimin, janë përplasur me Policinë atje, pas përfundimit të seancës, transmeton lajmi.net. Në një video të publikuar nga Kallxo, shihen qytetarët duke sulmuar një kombi të Policisë në Hagë. Gjykata Speciale sot dënoi rëndë historinë e Kosovës.…
Lajme
Ka eskaluar situata në Hagë pas vendimit të Gjykatës Speciale.
Shqiptarët që ishin në Hagë duke e përcjellur vendimin, janë përplasur me Policinë atje, pas përfundimit të seancës, transmeton lajmi.net.
Në një video të publikuar nga Kallxo, shihen qytetarët duke sulmuar një kombi të Policisë në Hagë.
Gjykata Speciale sot dënoi rëndë historinë e Kosovës.
Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, Jakup Krasniqi me 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet burg, kurse Rexhep Selimi me 13 vjet burg./lajmi.net/