BIK vendos flamurin e UÇK-së në institucionet e saj dhe xhamitë e Kosovës, një ditë para vendimit në Hagë

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që institucionet dhe strukturat e saj në të gjithë vendin të stolisen me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendimi, i marrë nga kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, pas mbledhjes së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, parasheh që flamuri i UÇK-së të vendoset edhe në minaret e…

Lajme

15/09/2026 15:15

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që institucionet dhe strukturat e saj në të gjithë vendin të stolisen me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi, i marrë nga kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, pas mbledhjes së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, parasheh që flamuri i UÇK-së të vendoset edhe në minaret e xhamive, krahas hapësirave të tjera ku vendosen flamujt, transmeton lajmi.net.

Ky vendim vjen në një moment të ndjeshëm për Kosovën, një ditë para se Gjykata Speciale në Hagë të shpallë vendimin lidhur me ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Vendosja e flamurit të UÇK-së në institucionet e BIK-ut dhe në minaret e xhamive pritet të jetë një shenjë solidariteti dhe përkrahjeje në prag të këtij zhvillimi të rëndësishëm gjyqësor./lajmi.net/