SHBA me mesazh të qartë për Kosovën: Mjaft me vonesat institucional

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpalosur sot një kthesë të rëndësishme strategjike në politikën e tij të jashtme ndaj Ballkanit Perëndimor, duke deklaruar zyrtarisht se epoka e ndërtimit të shteteve përmes ndërhyrjeve të jashtme ka përfunduar. Në dëshminë e tij të shkruar përpara Nënkomitetit për Evropën në Kongresin Amerikan, Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, Daniel Lawton,…

Lajme

15/09/2026 12:46

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpalosur sot një kthesë të rëndësishme strategjike në politikën e tij të jashtme ndaj Ballkanit Perëndimor, duke deklaruar zyrtarisht se epoka e ndërtimit të shteteve përmes ndërhyrjeve të jashtme ka përfunduar.

Në dëshminë e tij të shkruar përpara Nënkomitetit për Evropën në Kongresin Amerikan, Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, bëri të qartë se Uashingtoni zyrtar nuk do të ofrojë më “mjete të pakufizuara për qëllime të paprcaktuara”.

Ai u bëri thirrje liderëve ballkanikë që të braktisin grindjet e vjetra dhe të gjejnë vetë zgjidhje pragmatike për problemet e tyre. Sipas dokumentit të siguruar, politika e re e SHBA-së në rajon do të mbështetet në tri shtylla kryesore, ruajtja e stabilitetit, zgjerimi i interesave ekonomike amerikane dhe luftimi i krimit të organizuar transnacional që kërcënon drejtpërdrejt sigurinë e SHBA-së.

Mesazhet e prera për rajonin

Kosovë: Kritika për vonesat institucionale dhe thirrje për mbrojtjen e serbëve

Uashingtoni rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, por shprehu shqetësim të hapur për ngadalësimin e proceseve të brendshme. Lawton vuri në dukje se agjenda e përbashkët është penguar nga zgjedhjet e përsëritura, qeveritë e zgjatura në detyrë dhe vonesat në krijimin e institucioneve. Më tej, në deklaratë ngrihen shqetësime për “shqyrtim të tepruar ligjor dhe policor ndaj popullatës serbe në Kosovë”, duke kërkuar që të gjithë qytetarët të gëzojnë të drejta të barabarta për të ruajtur stabilitetin. Ndërkohë, prania e KFOR-it mbetet jetike dhe do të vazhdojë të mbështetet nga trupat amerikane.

Shqipëri: Partneritet ushtarak dhe goditje e kartelave të drogës

Shqipëria cilësohet si një aleat i ngushtë i NATO-s me të cilin SHBA po punon ngushtë për çmontimin e organizatave kriminale që bashkëpunojnë me kartelet e Hemisferës Perëndimore. Përmes një kredie të sapofinalizuar për Financimin e Ushtrisë së Jashtme (FMF), SHBA do të ndihmojë Shqipërinë të modernizojë ushtrinë e saj dhe të rrisë blerjet e pajisjeve të prodhuara në Amerikë.

SerbiSHBA po bëhet “partneri i përzgjedhur”

Dokumenti zbulon një afrim të ndjeshëm të SHBA-së me Beogradin zyrtar me qëllim bllokimin e ndikimeve të huaja kundërshtare (si Rusia dhe Kina). Pas Dialogut Strategjik SHBA-Serbi të mbajtur në korrik, Uashingtoni po e sheh Serbinë si një vend kyç për ekuilibrin rajonal dhe po rrit bashkëpunimin në energji, mbrojtje dhe tregti.Dialogu Kosovë-Serbi ka ngecurSa i përket marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, SHBA vlerëson se përparimi më i madh ka ndodhur gjatë Marrëveshjes së Uashingtonit të vitit 2020, të ndërmjetësuar nga Presidenti Trump në mandatin e tij të parë. Megjithatë, dialogu aktual i lehtësuar nga BE-ja ka ngecur për shkak të “mungesës së vullnetit politik nga të dyja palët”. SHBA kërkon rifillimin e bisedimeve direkte pa parakushte dhe shmangien e provokimeve.

Bosnjë, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi:

Në Bosnjë dhe Herzegovinë, diplomacia amerikane vlerëson se ka shmangur një krizë të rëndë duke siguruar tërheqjen e legjislacionit anti-Dayton nga Republika Srpska. Ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi lavdërohen për projektet e tyre të ndërlidhjes infrastrukturore dhe energjetike (përfshirë gazin LNG), të cilat hapin dyer të reja për investimet e kompanive amerikane.