Kuka ua kujton politikanëve unitetin: Më shumë se kurrë i duhet vendit
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, në ditëlindjen e tij ka përcjellë një porosi për skenën politike kosovare, duke u bërë thirrje politikanëve që t’i lënë anash inatet dhe të reflektojnë përballë nevojës për unitet. Kuka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendit i duhet më shumë se kurrë unitet njerëzor dhe politik, ndërsa…
Sport
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, në ditëlindjen e tij ka përcjellë një porosi për skenën politike kosovare, duke u bërë thirrje politikanëve që t’i lënë anash inatet dhe të reflektojnë përballë nevojës për unitet.
Kuka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendit i duhet më shumë se kurrë unitet njerëzor dhe politik, ndërsa dëshirën e tij të ditëlindjes këtë herë ia ka kushtuar pikërisht njerëzve të politikës.
“Ditëlindja ime është sot. Vitet po ecin tutje! Jetojmë të punojmë e veprojmë!
Vendit tonë ma shumë se kurrë i duhet unitet njerëzor e politik.
Në ditëlindje njeriu mendon dëshira të ndryshme e dëshira ime kësaj radhe i drejtohet njerëzve të politikës!
Leni inatet e reflektoni”, ka shkruar Kuka.
Mesazhi i trajnerit të suksesshëm të xhudos vjen në një periudhë kur skena politike në Kosovë vazhdon të përballet me përplasje dhe ndasi, ndërsa Kuka ka zgjedhur ditëlindjen e tij për të bërë thirrje për tejkalimin e tyre.