Prebreza e liron nga detyra e Drejtorit të Pronës Gëzim Zogianin, e publikon vendimin

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka njoftuar se ka marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Pronës, Gëzim Zogianin. Ai e ka bërë publik vendimin dhe ka thënë se është në përputhje me zotimin e tij për një qeverisje transparente, të përgjegjshme dhe të pakompromis ndaj çdo dyshimi për keqpërdorim të…

Lajme

14/09/2026 12:00

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka njoftuar se ka marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Pronës, Gëzim Zogianin.

Ai e ka bërë publik vendimin dhe ka thënë se është në përputhje me zotimin e tij për një qeverisje transparente, të përgjegjshme dhe të pakompromis ndaj çdo dyshimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Ky veprim nuk paragjykon përgjegjësinë penale të askujt. Përcaktimi i fajësisë u takon vetëm organeve kompetente të drejtësisë, punën e të cilave e respektojmë plotësisht. Komuna e Fushë Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë pa rezervë me Prokurorinë dhe me çdo institucion tjetër përgjegjës për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje. Qëndrimi ynë mbetet i qartë: në Komunën e Fushë Kosovës nuk do të ketë mbrojtje politike për asnjë emër, pozitë apo interes, asgjë nuk do të vendoset mbi ligjin dhe besimin e qytetarëve. Llogaridhënia fillon me veprime konkrete. Fjala e dhënë qytetarëve do të mbahet”, ka shkruar Prebreza.

Zogiani ishte arrestuar në një aksion të organeve të rendit para pak ditësh. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: