Rama thotë se Qeveria e përjashtoi nga forumi për “Lojërat Mesdhetare 2030”: Ky është mentaliteti qeverisës i Albin Kurtit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është përjashtuar nga forumi për “Lojërat Mesdhetare 2030”, me kërkesë të Ministrisë së Sportit. Ai ka thënë se ky është një vendim politik dhe presion ndaj organizatorëve. “Ironikisht ky forum është i organizuar për koordinim, partneritet dhe investime. Ky është mentaliteti qeverisës i Albin Kurtit,…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është përjashtuar nga forumi për “Lojërat Mesdhetare 2030”, me kërkesë të Ministrisë së Sportit.
Ai ka thënë se ky është një vendim politik dhe presion ndaj organizatorëve.
“Ironikisht ky forum është i organizuar për koordinim, partneritet dhe investime. Ky është mentaliteti qeverisës i Albin Kurtit, ku edhe një projekt i përmasave ndërkombëtare tentohet të filtrohet përmes interesit partiak dhe kontrollit politik. Të organizosh forum për Prishtina 2030 dhe të kërkosh përjashtimin e Kryetarit të Prishtinës nga fjala është institucionalisht absurd dhe politikisht simptomatik. Albin Kurti mund ta kontrollojë listën e folësve, por Prishtina 2030, fatmirësisht, është shumë më e madhe se lista e tij, komplekset e tij dhe deficitet e tij personale” ka shkruar Rama. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: