Gjini: Qeveria Kurti 4 është jokushtetuese dhe jolegjitime – Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka shkruar pasi në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria Kurti 4. Këtë Qeveri, Gjini e ka parë si jokushtetuese dhe jolegjitime, shkruan lajmi.net. Ai ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. “Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime. Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim…

Lajme

13/09/2026 16:35

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka shkruar pasi në Kuvendin e Kosovës është votuar Qeveria Kurti 4.

Këtë Qeveri, Gjini e ka parë si jokushtetuese dhe jolegjitime, shkruan lajmi.net.

Ai ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime. Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden”, ka shkruar Gjini.

Në Kuvendin e Kosovës sot Qeveria Kurti 4 ka marrë 62 vota për, ndërsa ende Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar një nga pesë nënkryetarët. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: