“Të presim në Kosovë, bab, bashkë me shokët” – Emocionon Endrit Thaçi pas tubimit masiv në Prishtinë

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri” që mblodhi rreth 100 mijë qytetarë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që iu bashkuan tubimit madhështor, duke përcjellë një mesazh tejet emocional…

Lajme

12/09/2026 22:01

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas përfundimit të “Marshit për Liri” që mblodhi rreth 100 mijë qytetarë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që iu bashkuan tubimit madhështor, duke përcjellë një mesazh tejet emocional drejtuar të atit, vetëm pak ditë para shpalljes së verdiktit përfundimtar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, i caktuar për 16 shtator, transmeton lajmi.net.

“Faleminderit, Kosovë! Të presim në Kosovë, bab, bashkë me shokët. UÇK”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Reagimi i tij vjen në një moment reflektimi e pritjeje të madhe për mbarë opinionin publik, ndërsa sheshet e kryeqytetit u mbushën sot me simbole kombëtare dhe thirrje për drejtësi dhe pafajsi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin./lajmi.net/