Isa Mustafa: Kosova pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në ditën kur në Prishtinë po mbahet “Marshi i Lirisë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Mustafa ka thënë se Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar drejtësi dhe paanshmëri në procesin gjyqësor ndaj tyre,…
Lajme
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar në ditën kur në Prishtinë po mbahet “Marshi i Lirisë”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Mustafa ka thënë se Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar drejtësi dhe paanshmëri në procesin gjyqësor ndaj tyre, raporton lajmi.net
“Kosova sot krenohet dhe solidarizohet me personalitetet kyçe të UÇK-së që po gjykohen në Hagë; kërkon drejtësi dhe paanshmëri për ta”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka shprehur dëshirën që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në Kosovë, duke i cilësuar si njerëz që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
“Pret që bijtë e saj, të cilët luftuan për liri dhe pavarësi, të kthehen në atdheun e tyre. Aty ku e kanë vendin”, ka shkruar ish-kryeministri./Lajmi.net/