Interi refuzoi 40 milionë euro për talentin serb, Liverpooli tentoi ta përfshijë në shkëmbim

Interi ka refuzuar oferta të rëndësishme për talentin serb, Aleksandar Stankovic, duke vendosur ta mbajë në skuadër me kërkesë të trajnerit Cristian Chivu. Mesfushori 20-vjeçar, djali i legjendës Dejan Stankovic, ishte kërkuar edhe nga Liverpooli si pjesë e një shkëmbimi për Curtis Jones. Sipas raportimeve, Interi ka refuzuar më herët edhe një ofertë prej rreth…

Sport

12/09/2026 10:29

Interi ka refuzuar oferta të rëndësishme për talentin serb, Aleksandar Stankovic, duke vendosur ta mbajë në skuadër me kërkesë të trajnerit Cristian Chivu.

Mesfushori 20-vjeçar, djali i legjendës Dejan Stankovic, ishte kërkuar edhe nga Liverpooli si pjesë e një shkëmbimi për Curtis Jones.

Sipas raportimeve, Interi ka refuzuar më herët edhe një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh për Stankovic, pasi beson fuqishëm në potencialin e tij.

Tani pritet që serbi të fitojë më shumë hapësira në ekipin e parë dhe ndeshja ndaj Udineses mund të jetë një mundësi për të treguar vlerat e tij.