Përleshje në një restorant në Shtërpcë, arrestohet 37-vjeçari

Një person është arrestuar në Shtërpcë nën dyshimin për lëndim trupor, pas një përleshjeje fizike të ndodhur në një restorant. Rasti është raportuar në polici më 11 shtator 2026, rreth orës 23:50, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave. Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari V.K., 37-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, dyshohet se gjatë përleshjes e…

Lajme

12/09/2026 09:29

Një person është arrestuar në Shtërpcë nën dyshimin për lëndim trupor, pas një përleshjeje fizike të ndodhur në një restorant.

Rasti është raportuar në polici më 11 shtator 2026, rreth orës 23:50, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave.

Sipas hetimeve fillestare, i dyshuari V.K., 37-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, dyshohet se gjatë përleshjes e ka goditur me një gotë qelqi S.P., 37-vjeçar, shtetas i Kosovës, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë, ndërsa më pas është transportuar në spitalin e Graçanicës për trajtim të mëtejmë.

Edhe i dyshuari është dërguar në QMF në Shtërpcë, ku ka marrë ndihmën e parë, e më pas është shoqëruar në stacionin policor.

Me vendim të prokurorit të shtetit, V.K. është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti mbetet nën hetim.