Djali i Jakup Krasniqit me vargje për babain: Më 16 shtator, nëse do të ketë drejtësi – ti bashkë me shokë, do të jetoni në liri.

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i ka kushtuar disa vargje këtij të fundit, një ditë para Marshit për Liri, e pak ditë para vendimit të 16 shtatorit në Hagë. Krasniqi, ka shkruar se më 16 shtator bëhen mbi 16 vite burg për babin e tij, vetëm sepse ky i fundit e deshi atdheun më…

Lajme

11/09/2026 22:16

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, i ka kushtuar disa vargje këtij të fundit, një ditë para Marshit për Liri, e pak ditë para vendimit të 16 shtatorit në Hagë.

Krasniqi, ka shkruar se më 16 shtator bëhen mbi 16 vite burg për babin e tij, vetëm sepse ky i fundit e deshi atdheun më shumë se sa veten.

Postimi:

Sytë e lodhur, por kurrë të dorëzuar.

Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak.

Rruga që zgjodhe nuk ishte e lehtë,

por ëndrrën për një Kosovë të lirë e bëre realitet.

Më 16 shtator, nëse do të ketë drejtësi,

ti, bashkë me shokë, do të jetoni në liri.

Më 16 shtator bëhen 16 vite, 2 muaj e 1 ditë burg,

vetëm pse atdheun e deshe më shumë se veten.

Koha të mori vite babë,

por nuk ta mori as idealin, as dinjitetin,

as dashurinë për Kosovën.