Gjini pas takimit me Prattipatin: Aleanca e palëkundur në mbrojtje të shtetit dhe demokracisë
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Sipas Gjinit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Gjini ka bërë të ditur se e ka njoftuar…
Lajme
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Sipas Gjinit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe situatën e krijuar pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Gjini ka bërë të ditur se e ka njoftuar përfaqësuesen amerikane për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin e saj për mbrojtjen e interesit të shtetit dhe demokracisë.
“Në këtë kohë sfidash, Aleanca e konsideron përgjegjësi të mos lejojë cenimin e të arriturave të Kosovës dhe asnjë hap prapa në rrugën e saj euroatlantike”, ka deklaruar Gjini.
Në fund, Gjini e ka falënderuar Prattipatin për rolin e saj aktiv dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në proceset e rëndësishme që po kalon Kosova./Lajmi.net/