Liria dhe Vëllaznimi me mesazh për krerët e UÇK-së para derbit

Liria dhe Vëllaznimi po përballen në derbin e Ligës së Parë në Prizren. Para fillimit të ndeshjes, futbollistët e të dyja skuadrave kanë mbajtur një baner në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm”, shkruhet në banerin e shpalosur nga lojtarët. Ky veprim vjen pesë…

Sport

11/09/2026 16:35

Liria dhe Vëllaznimi po përballen në derbin e Ligës së Parë në Prizren.

Para fillimit të ndeshjes, futbollistët e të dyja skuadrave kanë mbajtur një baner në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm”, shkruhet në banerin e shpalosur nga lojtarët.

Ky veprim vjen pesë ditë para shpalljes së vendimit final për katër ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.