“Veç ndërrone” Albin Kurti tentoi t’a dirigjojë Bedri Hamzën për propozimin për nënkryetar
Zhvillime të njëpasnjëshme pasi sot në Kuvendin e Kosovës. E në momentin kur kandidatja e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit Vlora Çitaku nuk u votua, nga PDK-ja vendosën që të lëshojnë sallën. Në momenti kur nga PDK-ja vendosën të largoheshin, kreu i Vetëvendosjes, Albin Krti është parë duke iu drejtuar Bedri Hamzës që ta ndërrojnë…
Lajme
Zhvillime të njëpasnjëshme pasi sot në Kuvendin e Kosovës.
E në momentin kur kandidatja e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit Vlora Çitaku nuk u votua, nga PDK-ja vendosën që të lëshojnë sallën.
Në momenti kur nga PDK-ja vendosën të largoheshin, kreu i Vetëvendosjes, Albin Krti është parë duke iu drejtuar Bedri Hamzës që ta ndërrojnë propozimin.
“Veç ndërrone” i thotë Kurti Hamzës, në një video të kapur nga lajmi.net.
Siç duket për një moment Albin Kurti tentoi që të shndërrohet edhe në kryetar të PDK-së, e që t’ua dirigjojë zhvillimet e propozimet partiake edhe këtyre të fundit.
Pavarësisht kësaj kërkesë, deputetët e PDK-së vendosën që të lëshojnë sallën derisa Hamza më pas deklaroi se s’do të marrin më pjesë në seanca dhe se moskonstituimi i Kuvendit është çështje të cilën do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese./Lajmi.net/