Musliu publikon fotografi me Çitakun, i dërgon “selam” Kurtit: S’ki (…) të na diktosh se kë e propozon PDK për nënkryetar të Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke kundërshtuar deklaratat dhe qëndrimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me propozimin e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit. Musliu ka bërë të qartë se partia e saj nuk pranon ndërhyrje në vendimmarrjen për kandidaturën që do…

Lajme

11/09/2026 11:13

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke kundërshtuar deklaratat dhe qëndrimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me propozimin e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit.

Musliu ka bërë të qartë se partia e saj nuk pranon ndërhyrje në vendimmarrjen për kandidaturën që do ta propozojë për këtë pozitë, transmeton lajmi.net.

“Albin Kurti s’ka (…) të na diktojë se kë propozon PDK-ja për nënkryetare të Kuvendit. PDK-ja nuk do të shndërrohet kurrë në patericë politike, as për Albinin, as për askënd”, shkroi Musliu.

Reagimi i saj vjen pak para vazhdimit të seancës, ku një nga pikat e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Për këtë pozitë, PDK-ja ka propozuar Vlora Çitakun, ndërsa çështja pritet të jetë pjesë e diskutimeve gjatë seancës së sotme./lajmi.net/