Kurti i ikë pyetjes se a do të marr pjesë në “Marshin për Liri”- s’flet as për çështjen e nënkryetarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka marr pjesë në organizimin për nderimin e viktimave të 11 Shtatorit. Pas përfundimit të këtij organizimi, Kurti është përballur me pyetje të gazetarëve për temat aktuale, transmeton lajmi.net. Ai është pyetur se nëse do të marr pjesë nesër në “Marshin për Liri”, të organizuar në mbështetje për ish-krerët…

Lajme

11/09/2026 09:29

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka marr pjesë në organizimin për nderimin e viktimave të 11 Shtatorit.

Pas përfundimit të këtij organizimi, Kurti është përballur me pyetje të gazetarëve për temat aktuale, transmeton lajmi.net.

Ai është pyetur se nëse do të marr pjesë nesër në “Marshin për Liri”, të organizuar në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe po ashtu për çështjen e nënkryetarëve.

Për këto dy pyetje ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

“Më vonë përgjigjemi për çështjet e tjera, jemi këtu për 25 vjetorin e 11 Shtatorit”, tha shkurt Kurti, duke i ikur gazetarëve./lajmi.net/