Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite burg  për grabitjen e 9 banesave në Vorarlberg, Austri. Vjedhjet, të cilat ishin kryer gjatë periudhës korrik-gusht 2025, kapin një dëm prej 14 mijë eurosh. Sipas mediave zvicerane, në grabitje ka marrë pjesë edhe një bashkëpunëtor. Por i pandehuri, të cilin e quajnë ‘turisti i vjedhjeve’. Gjurmët…

Bota

10/09/2026 23:39

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 6 vite burg  për grabitjen e 9 banesave në Vorarlberg, Austri.

Vjedhjet, të cilat ishin kryer gjatë periudhës korrik-gusht 2025, kapin një dëm prej 14 mijë eurosh. Sipas mediave zvicerane, në grabitje ka marrë pjesë edhe një bashkëpunëtor.

Por i pandehuri, të cilin e quajnë ‘turisti i vjedhjeve’. Gjurmët e ADN-së në vendngjarje çuan te shqiptari. Ai ishte shpallur në kërkim me një urdhër-arresti europian, shkruan Vizionplus.

I dënuari dyshohet se është i varur nga lojërat e fatit dhe ka 12 mijë euro borxhe ndaj bankave.Më herët, 46-vjeçari kishte qenë i dënuar me burg për vepra të ngjashme në Suedi dhe Danimarkë.