Hamza pret në takim ambasadoren Prattipati: Zvarritja e konstituimit të Kuvendit po e thellon krizën institucionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, nevojën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit politik dhe institucional, raporton…

Lajme

10/09/2026 17:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim ushtruesen e detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, nevojën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit politik dhe institucional, raporton lajmi.net

Kryetari Hamza ritheksoi qëndrimin e PDK-së se vendi ka nevojë për Kuvend funksional dhe rikthim të rendit kushtetues e demokratik.

Ai shprehu shqetësimin për zvarritjen e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe për veprimet e partisë së parë, të cilat, sipas tij, kanë prodhuar shkelje kushtetuese dhe kanë thelluar krizën institucionale.

Hamza theksoi se bllokada duhet të marrë fund dhe përgjegjësia për krijimin e institucioneve duhet të ushtrohet pa vonesa të tjera, duke respektuar vullnetin e qytetarëve, Kushtetutën dhe procedurat parlamentare.

Në takim u vlerësua gjithashtu rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe nevoja që Kosova të koordinohet me partnerët e saj ndërkombëtarë./Lajmi.net/