Llapi përforcohet me talentin 20-vjeçar – Eron Dili rikthehet në Kosovë nga Belgjika
KF Llapi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit 20-vjeçar Eron Dili, i cili pas disa viteve në futbollin belg do të vazhdojë karrierën në Kosovë. Dili është zhvilluar në Belgjikë, ku ka qenë pjesë e kategorive të reja të Berchem Brussels FC, ndërsa më pas ka luajtur edhe në futbollin senior në Divizionin e Tretë, raporton…
Sport
KF Llapi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit 20-vjeçar Eron Dili, i cili pas disa viteve në futbollin belg do të vazhdojë karrierën në Kosovë.
Dili është zhvilluar në Belgjikë, ku ka qenë pjesë e kategorive të reja të Berchem Brussels FC, ndërsa më pas ka luajtur edhe në futbollin senior në Divizionin e Tretë, raporton lajmi.net
Mesfushori i ri vlerësohet për teknikën dhe vizionin në lojë. Ai kishte tërhequr vëmendje edhe në moshë të re, pasi në moshën 13-vjeçare ishte ftuar për një test tre-ditor në akademinë e Real Madridit.
Me këtë afrim, Llapi synon të shtojë alternativat dhe cilësinë në repartin e mesfushës.
Klubi nga Podujeva ka falënderuar menaxherin e lojtarit, Hamdi Dili, për bashkëpunimin dhe korrektësinë gjatë realizimit të transferimit./Lajmi.net/