Aksioni “Partners” në Kolonjë, arrestohen dy bashkëshortë për kultivim të 270 bimëve narkotike
Në kuadër të operacionit “Partners”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë arrestuar në flagrancë dy bashkëshortë, të dyshuar për kultivimin e 270 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në pranga kanë rënë shtetasit L. V., 64 vjeç dhe A. V., 54 vjeçe, banues në fshatin Gjirakare. Sipas policisë, pas disa javësh hetimesh të kryera…
Lajme
Në kuadër të operacionit “Partners”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë arrestuar në flagrancë dy bashkëshortë, të dyshuar për kultivimin e 270 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në pranga kanë rënë shtetasit L. V., 64 vjeç dhe A. V., 54 vjeçe, banues në fshatin Gjirakare.
Sipas policisë, pas disa javësh hetimesh të kryera me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, u dyshua se dy bashkëshortët kishin kultivuar 270 bimë të dyshuara narkotike në një zonë të pyllëzuar pranë banesës së tyre.
Bimët u gjetën nga shërbimet e Policisë dhe më pas u asgjësuan me anë të djegies.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e çiftit, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, konkretisht bimë të prera që ndodheshin në proces tharjeje.
Materialet procedurale në ngarkim të dy të arrestuarve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.