Shfaqi probleme shëndetësore dhe më pas vdiq në QKUK, policia me detaje për rastin në Prishtinë
Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi paraprakisht kishte shfaqur probleme shëndetësore. Rasti është raportuar më 9 shtator rreth orës 23:11, në fshatin Dyz. Sipas raportimit të Policisë, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar…
Lajme
Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi paraprakisht kishte shfaqur probleme shëndetësore.
Rasti është raportuar më 9 shtator rreth orës 23:11, në fshatin Dyz. Sipas raportimit të Policisë, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.