Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë zhvillimet e fundit politike dhe situatën në Kuvend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjornstad. Sipas njoftimit të LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe seancën e sotme konstituive. Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin…

Lajme

09/09/2026 18:25

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjornstad.

Sipas njoftimit të LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvend dhe seancën e sotme konstituive.

Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin për qëndrimet e LDK-së lidhur me situatën politike dhe pozicionin e kësaj partie, të cilin, siç thuhet në njoftim, e ka ndërtuar në funksion të mbrojtjes së interesit të Republikës së Kosovës dhe funksionalitetit të institucioneve.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për rëndësinë e tejkalimit të situatës aktuale politike dhe krijimit të kushteve për funksionim të qëndrueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në fund, Abdixhiku ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve. /Lajmi.net/