Bëri zhurmë me motoçikletë, policia i shqipton 8 gjoba drejtuesit në Prishtinë

Policia e Kosovës, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj një drejtuesi dhe pasagjeri të një motoçiklete, pasi ajo kishte shkaktuar zhurmë dhe kishte prishur rendin e qetësinë publike. Sipas Policisë së Kosovës, ndaj dy personave janë shqiptuar gjithsej tetë gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë prishjen e rendit dhe qetësisë publike, drejtimin…

Lajme

09/09/2026 16:56

Policia e Kosovës, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka ndërmarrë masa ndaj një drejtuesi dhe pasagjeri të një motoçiklete, pasi ajo kishte shkaktuar zhurmë dhe kishte prishur rendin e qetësinë publike.

Sipas Policisë së Kosovës, ndaj dy personave janë shqiptuar gjithsej tetë gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë prishjen e rendit dhe qetësisë publike, drejtimin e motoçikletës pa patentë shoferi apo kategorinë përkatëse, si dhe drejtimin pa helmetë.

Policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar edhe gjoba të tjera, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.

Po ashtu, motoçikleta është sekuestruar nga zyrtarët policorë, në pajtim me procedurat dhe kompetencat ligjore.