Cakolli: Synimi që nga fillimi ka qenë moskonstituimi i Kuvendit, gjithçka tjetër janë taktizime politike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Cakolli ka thënë se zvarritja e procesit nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e pritshme, duke e cilësuar moskonstituimin si një zhvillim të qëllimshëm. “Qysh, pritët që përnime sot të konstituohet suksesshëm Kuvendi – si pa…

Lajme

09/09/2026 14:44

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Cakolli ka thënë se zvarritja e procesit nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e pritshme, duke e cilësuar moskonstituimin si një zhvillim të qëllimshëm.

“Qysh, pritët që përnime sot të konstituohet suksesshëm Kuvendi – si pa kurrgjë – pas shkeljes së qëllimshme të afateve kushtetuese edhe krejt zvarritjes së qëllimshme mbi një muaj, a?”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, synimi që nga fillimi ka qenë moskonstituimi i Kuvendit, të paktën deri në sigurimin e kushteve që, në rast të shkuarjes në zgjedhje, ato të mbahen më 27 dhjetor ose 3 janar.

Cakolli ka thënë se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues, i cili sipas tij ka skaduar më 7 gusht, është dashur të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese.

“Krejt zhvillimet tjera, përfshirë edhe ato të sotmet, janë taktizime politike që i kontribuojnë vetëm atij qëllimi. Prandaj edhe ka qenë e domosdoshme që rasti të dërgohet në Kushtetuese, sepse veç një pasojë e qartë juridike do ta kishte parandaluar këtë zhvlerësim të institucionit kryesor në vend”, ka deklaruar ai.

Konstituimi i Kuvendit nuk përfundoi as sot, pasi nuk u arrit zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. /Lajmi.net/