Gashi: Dita e përgjegjësisë po vjen, Kurti dhe LVV s’mund ta mbajnë peng Kosovën
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Gashi ka thënë se po afrohet momenti kur, sipas tij, do të kërkohet përgjegjësi për situatën e krijuar institucionale. “Dita e përgjegjësisë po vjen. LVV dhe Kurti s’mund ta mbajnë peng Kosovën”, ka shkruar Gashi. Ai ka kritikuar…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Gashi ka thënë se po afrohet momenti kur, sipas tij, do të kërkohet përgjegjësi për situatën e krijuar institucionale.
“Dita e përgjegjësisë po vjen. LVV dhe Kurti s’mund ta mbajnë peng Kosovën”, ka shkruar Gashi.
Ai ka kritikuar gjithashtu partinë që ka dalë e para në zgjedhje, duke thënë se bllokimi i institucioneve nuk ka kuptim politik dhe as logjikë shtetërore.
“Një parti që i fiton zgjedhjet dhe që e bllokon vendin, s’ka as kuptim politik e as logjikë shtetërore”, ka deklaruar Gashi. /Lajmi.net/