Bajrami pas ndërprerjes së seancës: Sot u pa qartë kush po i bllokon institucionet

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës për konstituimin e Kuvendit. Bajrami ka thënë se zhvillimet e sotme e kanë bërë të qartë, sipas saj, se kush po e pengon themelimin e institucioneve të reja. “Sot është parë qartë se kush po e bllokon themelimin e institucioneve të reja”, ka shkruar…

Lajme

09/09/2026 14:33

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës për konstituimin e Kuvendit.

Bajrami ka thënë se zhvillimet e sotme e kanë bërë të qartë, sipas saj, se kush po e pengon themelimin e institucioneve të reja.

“Sot është parë qartë se kush po e bllokon themelimin e institucioneve të reja”, ka shkruar Bajrami.

Seanca për konstituimin e Kuvendit është ndërprerë pasi nuk pati vota të mjaftueshme për propozimet e LDK-së dhe PDK-së për nënkryetarë, ndërsa debat është hapur edhe rreth mënyrës së propozimit të kandidatit të Listës Serbe për këtë pozitë. /Lajmi.net/