Ngërçi i votimit të nënkryetarëve, Zemaj: Lojë politike e VV-së, në bashkëpunim me Sllavko Simiqin
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka akuzuar VV-në se në bashkëpunim me Listën Serbe e kanë shkaktuar ngërçin e ri në Kuvend. Konstituimi i Kuvendit ka mbetur tek mënyra e votimit të nënkryetarëve, transmeton lajmi.net. Kjo pasi në propozimin që e bëri Igor Simiq tha se e propozon Sllavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit në…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka akuzuar VV-në se në bashkëpunim me Listën Serbe e kanë shkaktuar ngërçin e ri në Kuvend.
Konstituimi i Kuvendit ka mbetur tek mënyra e votimit të nënkryetarëve, transmeton lajmi.net.
Kjo pasi në propozimin që e bëri Igor Simiq tha se e propozon Sllavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit në emër të popullit serb.
“Unë ju thash në hyrje të Kuvendit që këto janë lojëra politike të VV-së, para se të filloj seanca. Kjo gjendje e krijuar është një moment i njohur edhe nga e kaluara, kjo politikë, ky popullizëm dhe kjo lojë e dyfishtë që e bëjnë me bashkëpunëtorin e tyre Sllavko Simiq.”, tha Zemaj./lajmi.net/