Behrami: Policia po na pengon të parkojmë te Kuvendi, thotë se janë sjellë edhe makineri për të bllokuar vezët e domatet
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me masat e Policisë së Kosovës para objektit të Kuvendit dhe Presidencës, një ditë para seancës së paralajmëruar. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Behrami ka pretenduar se Policia ka vendosur të mos lejojë deputetët të parkojnë në parkingjet zyrtare para Kuvendit. Ai e ka…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me masat e Policisë së Kosovës para objektit të Kuvendit dhe Presidencës, një ditë para seancës së paralajmëruar.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, Behrami ka pretenduar se Policia ka vendosur të mos lejojë deputetët të parkojnë në parkingjet zyrtare para Kuvendit.
Ai e ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se është marrë vetëm një ditë para mbajtjes së seancës.
Behrami ka përdorur edhe ironi, duke pretenduar se në zonën përreth Kuvendit janë sjellë “makineri të rënda”, të cilat, sipas tij, do të pengonin hyrjen e vezëve dhe domateve në objekt.
“Policia e okupuar nga Sfeqla paska marrë vendim që sot të mos lejojë asnjë deputet të parkojë në parkingjet zyrtare para Kuvendit dhe Presidencës.
Vetëm një ditë pasi e kanë thirrur seancën! Niva që kishin me sjellë makineri të rënda për ta penguar hyrjen e vezëve dhe domateve në Kuvend”, ka shkruar Behrami.
Ai e ka përmbyllur reagimin me një shprehje ironike: “Paranojaka bre”. /Lajmi.net/