Kurti: Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvend, gjatë një konference për media të përbashkët me Artane Rizvanollin, ku në fokus ishte çështja e energjisë. I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë ndonjë kandidat për kryetar të Kuvendit, Kurti tha se nesër do të mbahet seanca dhe se deputetët…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvend, gjatë një konference për media të përbashkët me Artane Rizvanollin, ku në fokus ishte çështja e energjisë.
I pyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë ndonjë kandidat për kryetar të Kuvendit, Kurti tha se nesër do të mbahet seanca dhe se deputetët e grupit parlamentar të VV-së do të jenë të pranishëm, raporton lajmi.net
“Nesër ka seancë dhe do të jemi aty”, deklaroi Kurti./Lajmi.net/