“Liria ka Emër” me aktivitet sot para EULEX-it
Organizata “Liria ka Emër” ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë. Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet para objektit ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara. Gjatë aktivitetit do të shpaloset një mesazh, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe…
Lajme
Organizata “Liria ka Emër” ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë një aktivitet simbolik para objektit të EULEX-it në Prishtinë.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet para objektit ku ndodhet edhe Zyra e Dhomave të Specializuara.
Gjatë aktivitetit do të shpaloset një mesazh, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar edhe një fjalim. Aktiviteti pritet të zgjasë rreth 30 minuta dhe do të jetë i hapur për mediat.
Organizata nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me përmbajtjen e mesazhit që do të shpaloset.