Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundjet janë regjistruar në orën 05:40, sipas kohës lokale. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 14 kilometra në lindje të Pogradecit, ndërsa thellësia është vlerësuar në 9.6 kilometra. Lëkundjet janë ndier edhe në Korçë, ku banorët…
Lajme
Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri.
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmike Euro-Mediterane lëkundjet janë regjistruar në orën 05:40, sipas kohës lokale.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 14 kilometra në lindje të Pogradecit, ndërsa thellësia është vlerësuar në 9.6 kilometra.
Lëkundjet janë ndier edhe në Korçë, ku banorët kanë raportuar se e kanë ndjerë tërmetin.Deri tani, nuk ka të dhëna për dëme materiale apo persona të lënduar.
