Aleanca me aktivitet simbolik nesër para Kuvendit, në fund pritet deklarimi për media
Aleanca do të zhvillojë nesër një aktivitet simbolik para Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit të këtij subjekti politik, aktiviteti do të mbahet në orën 10:00, te hyrja e Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Ibrahim Rugova”. Në përfundim të aktivitetit, përfaqësuesit e Aleancës do të deklarohen për media. “Ftoheni ta ndiqni”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave.…
Lajme
Aleanca do të zhvillojë nesër një aktivitet simbolik para Kuvendit të Kosovës.
Sipas njoftimit të këtij subjekti politik, aktiviteti do të mbahet në orën 10:00, te hyrja e Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Në përfundim të aktivitetit, përfaqësuesit e Aleancës do të deklarohen për media.
“Ftoheni ta ndiqni”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave.
Aktiviteti pritet të përcillet nga afër nga përfaqësuesit e mediave. /Lajmi.net/