Mosmarrëveshja përfundoi me të shtëna, një person plagoset në një lokal në Prishtinë
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 03:50, pas një mosmarrëveshjeje. Sipas Policisë së Kosovës, “i dyshuari mashkull kosovar (m/k), pas një mosmarrëveshje, në një lokal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të…
Lajme
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 03:50, pas një mosmarrëveshjeje. Sipas Policisë së Kosovës, “i dyshuari mashkull kosovar (m/k), pas një mosmarrëveshje, në një lokal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (m/k)”.
Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, i cili është cilësuar si “Vrasje në tentativë”. /Lajmi.net/