I burgosuri sulmon fizikisht dy zyrtarë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdoc të Podujevës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 08:10, kur një i burgosur, shtetas kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues, transmeton lajmi.net. Policia njofton se, gjatë ndërhyrjes për vënien e…
Lajme
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdoc të Podujevës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 08:10, kur një i burgosur, shtetas kosovar, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues, transmeton lajmi.net.
Policia njofton se, gjatë ndërhyrjes për vënien e situatës nën kontroll, ndaj të burgosurit është përdorur sprej.
Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët korrektues dhe i burgosuri kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Fsh. Gerdoc, Podujevë 04.09.2026-08:10. Nga Burgu i Sigurisë së Lartë është raportuar se i burgosuri mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues meshkuj kosovarë. Gjatë futjes së situatës nën kontroll ndaj të burgosurit është përdorur sprej. Dy viktimat dhe i burgosuri kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si më lartë dhe vazhdon në procedurë të rregullt./lajmi.net/