Mot kryesisht me diell këtë të shtunë
Kosova të shtunën do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë viseve malore. Sipas parashikimit të motit, nuk priten reshje, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta gjatë ditës, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12°C, ndërsa…
Lajme
Kosova të shtunën do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, të cilat do të jenë më të theksuara përgjatë viseve malore.
Sipas parashikimit të motit, nuk priten reshje, ndërsa temperaturat do të mbeten të larta gjatë ditës, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C.
Era do të jetë kryesisht e dobët dhe nga drejtime të ndryshueshme, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.
Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme. Megjithatë, temperaturat e larta gjatë ditës mund të shkaktojnë ngarkesë të lehtë termike, ndaj rekomandohet kujdes gjatë ekspozimit të zgjatur në diell.
Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë, me vlera 5–6, veçanërisht gjatë orëve të mesditës./lajmi.net/