Dogana e Kosovës arkëton 1.347 miliardë euro, të hyrat rriten për 6 për qind
Dogana e Kosovës ka arkëtuar deri tani 1 miliard e 347 milionë euro të hyra, që paraqet një rritje prej 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës q ëka bërë në këtë institucion ka vlerësuar se kjo rritje dëshmon përmirësimin e vazhdueshëm të…
Lajme
Dogana e Kosovës ka arkëtuar deri tani 1 miliard e 347 milionë euro të hyra, që paraqet një rritje prej 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës q ëka bërë në këtë institucion ka vlerësuar se kjo rritje dëshmon përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Doganës së Kosovës.
Sipas të dhënave të prezantuara, nga viti 2021 deri në vitin 2025, rritja mesatare e të hyrave doganore ka tejkaluar gati trefish normën e rritjes ekonomike. Gjatë kësaj periudhe, Dogana ka arkëtuar gjithsej 8 miliardë e 380 milionë euro.
Paralelisht me rritjen e të hyrave, janë ndërmarrë edhe reforma që synojnë lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve. Ndër to përfshihet përmbyllja e shtetëzimit të terminaleve doganore, si dhe zbatimi i deklarimit të mallrave para arritjes.
Sipas të dhënave të publikuara, kjo masë ka ndikuar në uljen e kohës së procesimit të mallrave me rreth 70 për qind.
Dogana ka forcuar gjithashtu kontrollet në pikat kufitare dhe ka shtuar përdorimin e teknologjisë për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme. Funksionalizimi i skanerit në Merdarë ka rritur kapacitetet për identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës.
Në kuadër të modernizimit të mëtejshëm, janë duke avancuar edhe disa projekte strategjike, përfshirë Dritaren e Vetme Kombëtare, Tranzitin e Përbashkët, automatizimin e mëtejmë të proceseve dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike të Doganës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Me 1 miliard e 347 milionë euro të hyra deri tani apo 6% më shumë se sa vitin e kaluar, Dogana e Kosovës po vazhdon me rritjen e pandërprerë dhe të ndjeshme të performancës. Nga viti 2021 deri më 2025, rritja mesatare e të hyrave ka tejkaluar gati trefish normën e rritjes ekonomike, periudhë gjatë së cilës janë arkëtuar gjithsej 8 miliardë e 380 milionë euro.
Paralelisht, janë ndërmarrë reforma të rëndësishme për lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve, përfshirë përmbylljen e shtetëzimit të terminaleve doganore dhe zbatimin e deklarimit të mallrave para arritjes, i cili ka kontribuar në reduktimin e kohës së procesimit me rreth 70 për qind.
Krahas shtimit të efikasitetit në mbledhjen e të hyrave, Dogana ka forcuar edhe kontrollet kufitare dhe përdorimin e teknologjisë. Funksionalizimi i skanerit në Merdarë ka rritur kapacitetet për identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme.
Në vijimësinë e modernizimit, po përparojnë edhe projekte të reja strategjike, përfshirë Dritaren e Vetme Kombëtare, Tranzitin e Përbashkët, automatizimin e mëtejmë të proceseve dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike të Doganës së Kosovës.