De la Fuente zgjedh fituesin e “Topit të Artë”: Yamal duhet ta fitojë këtë vit

Ndryshe nga çdo vit, këtë herë është e vështirë të parashikosh fituesin e “Topit të Artë”, kjo për disa arsye. E para, Spanja, ekipi që triumfoi në Botërorin “FIFA2026”, nuk kishte një individ të spikatur mbi të tjerët, edhe pse Rodri u shpall lojtari më i mirë i turneut, për të gjithë është e qartë…

Sport

04/09/2026 12:24

Ndryshe nga çdo vit, këtë herë është e vështirë të parashikosh fituesin e “Topit të Artë”, kjo për disa arsye. E para, Spanja, ekipi që triumfoi në Botërorin “FIFA2026”, nuk kishte një individ të spikatur mbi të tjerët, edhe pse Rodri u shpall lojtari më i mirë i turneut, për të gjithë është e qartë se forca e vërtetë e “Furisë së kuqe” ishte grupi, forca e ekipit.

Edhe vetë Rodri e kapi formën më të mirë gjatë turneut pasi erdhi nga një sezon i vështirë me Man.City.

Në letër, fituesi më i madh i këtij viti është Fabian Ruiz, me mesfushorin spanjoll që fitoi gjithçka me fanellën e PSG-së, përfshirë këtu edhe Champions League, plus Botërorin, por Fabian Ruiz nuk shihet as mes tre kandidatëve final.

Një prej favoritëve kryesorë konsiderohet Lamine Yamal, me yllin spanjoll që fitoi gjithçka me Barcelonën, por në Botëror nuk ishte në nivelin e tij maksimal.

Një super Botëror zhvilluan edhe dy legjenda si Leo Messi dhe Kylian Mbappe, por të dyve, ashtu si Harry Kane, i mungojnë trofe të rëndësishëm. Mbappe vjen në këtë garë vetëm me dy trofe individual, golashënuesi më i mirë në La Liga dhe golashënuesi më i mirë në Botërorin “FIFA2026”.