Theret me thikë një person në Viti, një i dyshuar arrestohet – tjetri në arrati

Një person është therur me thikë në rrugën “Adem Jashari” në Viti, në një rast që po hetohet si vrasje në tentativë. Sipas policisë, dy persona të dyshuar, kanë sulmuar me thikë viktimën, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Lidhur me rastin, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, me…

Lajme

04/09/2026 09:53

Një person është therur me thikë në rrugën “Adem Jashari” në Viti, në një rast që po hetohet si vrasje në tentativë.

Sipas policisë, dy persona të dyshuar, kanë sulmuar me thikë viktimën, i cili është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

Lidhur me rastin, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.

Rr.”Adem Jashari”, Viti 03.09.2026-13:10. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Lidhur me rastin, një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri gjendet në arrati. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.